Ylli i Real Madridit dhe përfaqësueses së Brazilit, Vinicius Junior, ka vlerësuar Argjentinën si një nga favoritët kryesorë për Kupën e Botës, duke theksuar rolin e Lionel Messit në skuadër.
Ai u shpreh se Argjentina mbetet pretendente serioze pasi është kampione në fuqi dhe ka në përbërje një lojtar vendimtar si Messi.
Sipas Viniciusit, edhe në moshë të avancuar, Messi vazhdon të jetë faktor kyç që mund të vendosë ndeshje dhe të ndikojë në garën për trofeun botëror.




