Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dënuar ashpër sjelljen e Rusisë, duke e cilësuar si rrezik për sigurinë e vendeve anëtare të Aleancës.
Në një deklaratë publike, Rutte tha se i ka siguruar presidentit të Rumanisë, Nicușor Dan, se NATO është e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit të saj.
Ai theksoi se sulmet e Rusisë në Ukrainë po vazhdojnë ndaj civilëve dhe infrastrukturës, duke shtuar se pasojat e luftës po ndihen edhe përtej kufijve të Ukrainës.
Sipas tij, NATO do të vazhdojë forcimin e mbrojtjes kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus.




