Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar aktivitete vetëdijësuese në kuadër të projektit “Ngacmimi nuk ka vend në shoqëri”.
Në shkolla dhe hapësira publike janë mbajtur ligjërata, takime informuese dhe janë shpërndarë materiale vetëdijësuese për parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunitet.




