Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të statistikave të trafikut, ku nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar 34 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 48 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,258 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 19 persona. Po ashtu, 8 persona janë në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast ndalimi policor.




