Këngëtari Butrint Imeri është rikthyer në skenën muzikore pas një pauze që nga janari, duke paralajmëruar projektin e tij më të ri.
Albumi i ri titullohet “I Pari” dhe pritet të publikohet më 10 qershor 2026.
Sipas tij, ky projekt shënon një fazë të re në karrierë, me një qasje më personale dhe reflektuese.
Në njoftimin e tij, artisti ka theksuar se albumi përfaqëson një periudhë të qetësisë dhe punës së thellë kreative, duke falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme.




