Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj do të zhvillojë sonte një nga duelet më të rëndësishme të karrierës, ku do të përballet me britanikun Austine Nnamdi për titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight.
Përballja do të zhvillohet në Londër, ndërsa Uldedaj synon të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm dhe të arrijë një prej objektivave më të mëdhenj në karrierën e tij sportive.
Një fitore në këtë duel do ta afronte edhe më shumë boksierin shqiptar me elitën e boksit ndërkombëtar dhe do të ishte një sukses i rëndësishëm për sportin shqiptar.




