Në Stacionin Policor në Mitrovicë Jugu, një e mitur ka dorëzuar një kuletë të gjetur në rrugën “Lah Nimani”, në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe 2 mijë euro.
Policia ka arritur të identifikojë pronarin dhe, pas procedurave të verifikimit, kuleta me të hollat i është kthyer atij.
Pronari ka falënderuar vajzën për gjestin e ndershëm, si dhe Policinë e Kosovës për angazhimin. Autoritetet e kanë vlerësuar këtë veprim si shembull pozitiv qytetar.




