Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka kritikuar përdorimin e fëmijëve në fushatat zgjedhore, duke e cilësuar atë si keqpërdorim për përfitime politike.
Ai ka thënë se është e papranueshme që fëmijët të shfrytëzohen për propagandë, ndërsa ka akuzuar pushtetin për dështime në përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësi dhe mjedis.
“Turp për secilin politikan që i instrumentalizon fëmijët për propagandë”, ka shkruar Muharremi, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të votojnë kundër politikanëve që, sipas tij, abuzojnë me fëmijët për vota.




