Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në komunën e Vitisë, duke sekuestruar rreth 300 kg duhan të përpunuar.
Sipas policisë, mallrat dyshohet se ishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut dhe ishin fshehur në një shtëpi të pabanuar që përdorej si pikë depozitimi.
Pas kontrollit të autorizuar nga prokurori, mallrat janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.




