E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka vizituar veriun e Kosovës, ku është takuar me kryetarë të komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë lokalë.
Sipas njoftimit të Ambasadës, në këto takime është diskutuar situata aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet në këtë pjesë të vendit.
Në Zveçan, Prattipati është takuar me kryetarin Miloviq, me të cilin ka biseduar për zhvillimin lokal dhe bashkëpunimin, ndërsa në Leposaviq është takuar me kryetarin Todiq, ku është diskutuar zhvillimi ekonomik.




