Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektimin e Parkut Industrial në Gjilan.
Marrëveshja është formalizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe industrial të komunës.
Ky projekt synon të krijojë kushte më të mira për investime, zgjerimin e prodhimit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Parku Industrial do të bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirë energjinë e ripërtëritshme, mbrojtjen e mjedisit dhe ekonominë qarkore.




