Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar duke kujtuar se më 28 shkurt 2017, në Këshillin e Sigurimit në New York, Kosova tashmë kishte shtet të konsoliduar dhe ushtri të formuar institucionalisht.
Sipas saj, deklarimet e kundërta janë propagandë politike, ndërsa ka theksuar se “kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”.





