Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Ai ka falënderuar Prattipatin për vizitën dhe urimet me rastin e marrjes së detyrës në krye të AAK-së, duke thënë se gjatë takimit janë diskutuar proceset aktuale politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet në Kosovë.
Gjini ka theksuar se ndryshimi në lidershipin e AAK-së nuk nënkupton ndryshim të orientimit strategjik të partisë, si dhe ka shprehur mirënjohje për rolin e SHBA-së në shtetndërtimin e Kosovës.




