Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë në proceset e shtetndërtimit dhe integrimit evropian të Kosovës.
Haxhiu ka vlerësuar Gjermaninë si një nga aleatët kryesorë të vendit dhe ka shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, siguria dhe sundimi i ligjit.




