Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është siguruar një investim dhe donacion prej mbi 200 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri në Mitrovicë. Ajo e ka cilësuar këtë projekt si historik dhe me rëndësi të madhe për vendin.
Osmani ka thënë se projekti është arritur përmes partneritetit ndërkombëtar dhe angazhimit institucional ndër vite, duke shtuar se spitali i ri do të jetë ndër më të mëdhenjtë dhe më të avancuarit në rajon, si dhe do të ketë ndikim në zhvillimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.




