Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me persona të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2,248 tiketa trafiku. Në të njëjtën periudhë janë arrestuar 14 persona, tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.




