Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim Shefen në Detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ku është diskutuar bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë.
Palatova ka ritheksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur institucionet e drejtësisë dhe proceset reformuese në Kosovë.
Në takim u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit, transparencës dhe forcimit të sundimit të ligjit, si dhe vazhdimi i reformave në përputhje me agjendën evropiane të vendit.




