Policia e Rajonit të Prishtinës, përmes Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme, ka arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.
Rasti kishte ndodhur më 16.11.2025 në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku ishte djegur një automjet dhe ishin shkaktuar dëme materiale.
I dyshuari, B.H., 37 vjeç, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë dhe është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit në mbajtje për 48 orë.




