Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi tregun e lirë të energjisë elektrike.
Në sqarim theksohet se raportimet që pretendojnë se Kushtetuesja ka rrëzuar vendimin e Supremes dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim, nuk i referohen aktgjykimit të lidhur me padinë e Odës Ekonomike të Kosovës për liberalizimin e tregut të energjisë.
Sipas Supremes, vendimi i Kushtetueses ka të bëjë me një aktvendim tjetër, me të cilin ishte hedhur poshtë si e palejueshme një padi, pasi nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për shqyrtim në procedurë administrative.




