Afati i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale të cilat mbahen më 12 tetor 2025, është mbyllur mbrëm në mesnatë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se detajet dhe procedurat specifike do të publikohen shumë shpejt nga KQZ-ja, duke siguruar transparencë dhe qartësi për çdo votues.
Këtë herë votuesit jashtë Kosovës nuk do të shkarkojnë fletëvotimet nga uebfaqja e KQZ-së por do t’i pranojnë në adresën e tyre të cilën e kanë deklaruar gjatë regjistrimit. Në këto zgjedhje lokale, votuesit do të i pranojnë dy fletëvotime, një për Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një tjetë për Zgjedhjet për Kuvend Komunal.
Sipas Elezit, së shpejti do të publikohen adresat e kutive postare që do të hapen në shtete të ndryshme.




