Agjencia për Informim dhe Privatësi ka evidentuar disa raste të mashtrimeve digjitale që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe platformat online.
Sipas AIP, format më të shpeshta të mashtrimeve janë: keqpërdorimi i imazheve të artistëve për reklama mashtruese, oferta të rreme kredie në emër të bankave, si dhe konkurse online që mbledhin të dhëna personale duke përdorur logot e kompanive të njohura.
AIP apelon tek qytetarët që të kontrollojnë burimet zyrtare, të verifikojnë ofertat për kredi dhe dhurata, të mos ndajnë të dhëna personale, të kontrollojnë adresat e faqeve, të mos ndërveprojnë me përmbajtje të dyshimta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi.





