Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është takuar në Tivat me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Gjatë takimit, Haxhiu ka falënderuar Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset euroatlantike dhe integrimin evropian.
Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës, bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e reja në fusha si energjia, teknologjia dhe inovacioni, si dhe për kontributin e Çekisë në KFOR dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon./EO/




