Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur fillimin e ndërtimit të urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pas dy urave të tjera të realizuara vitin e kaluar.
Sipas tij, ura e re do të rrisë lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe qarkullimin ndërmjet zonave përreth.
Projekti parasheh që ura të ketë gjatësi 65 metra dhe gjerësi 21.5 metra, duke lidhur zonat Zhabar dhe Gushac me Vidimriq, si pjesë e një plani më të gjerë zhvillimor për lumin Ibër dhe rrethinën e tij.




