Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–maj 2026 ka mbledhur 517.4 milionë euro tatime.
Sipas ATK-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore janë rritur për 57 milionë euro, ose 12.4 për qind.
ATK vlerëson se kjo rritje është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të shërbimeve elektronike, luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së përgjegjshmërisë institucionale.




