Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me 1.54 euro për litër, duke shënuar rritje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme. Benzina do të kushtojë 1.42 euro për litër, ndërsa gazi 0.69 euro për litër.




