Sot nis votimi në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës për zgjedhjet e së dielës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale të shteteve përkatëse.
Të drejtën e votës e kanë 27.724 qytetarë të regjistruar paraprakisht për votim në përfaqësitë diplomatike. Votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime, të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës në 18 shtete të ndryshme./EO/




