Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se vendi është dërguar në zgjedhje për shkak të “pangopësisë për pushtet” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ajo tha se Kurti synon përqendrim të madh të pushtetit dhe kontroll mbi institucionet kryesore të shtetit, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë.
Sipas saj, kriza politike i konvenon Vetëvendosjes dhe shërben për të shmangur, siç u shpreh, problemet në qeverisje.




