Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë” në Çabiq të Klinës, në vendlindjen e Mujë Krasniqit.
Ai kujtoi rolin e Mujës në luftën çlirimtare, duke theksuar se përmes këngës ai dhe bashkëluftëtarët e tij jepnin shpresë e kurajë për ushtarët e UÇK-së.
Haradinaj u shoqërua nga familjarë dhe bashkëluftëtarë, ndërsa vlerësoi Mujë Krasniqin si një figurë frymëzuese që mbetet pjesë e kujtesës kombëtare.




