Deputetja nga LDK, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për bllokadë të qëllimshme të konstituimit të Kuvendit .
Bajrami tha se shihet qartë që Kurti nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë, andaj po vazhdon me bllokimin e vendit.
Ajo gjithashtu theksoi se LDK-ja ka refuzuar të marrë pjesë në votimin e ndarë për nënkryetarët, duke u mbështetur në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.




