Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye që ta refuzojë kandidaturën e saj për një mandat të ri si presidente e vendit.
Në adresimin e parë për media pas publikimit të rezultateve preliminare, Osmani tha se synon edhe një mandat në krye të shtetit dhe se rezultati zgjedhor i sotëm është “vetëm hapi i parë drejt ringritjes”.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës. Kaq është përgjigja ime”, u shpreh ajo.
Sipas rezultateve të deritanishme, LDK ka marrë rreth 17% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.




