Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se vendimet e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për sanksionimin e mediave gjatë fushatave zgjedhore janë të kundërligjshme.
Në një raport të publikuar, IKD thekson se KPM ka shqiptuar dhjetëra sanksione dhe gjoba ndaj mediave pas funksionalizimit të saj në maj 2026, përfshirë edhe periudhat zgjedhore.
Sipas hulumtuesit të IKD-së, Gzim Shala, këto vendime nuk kanë bazë ligjore për shkak të shkeljes së afateve dhe procedurave, duke i cilësuar ato si të kundërligjshme.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet juridike për të çuar rastin deri në fund, përfshirë ankesat institucionale dhe Gjykatën Administrative.
IKD thekson se situata aktuale lidhet edhe me mosfunksionimin e mëhershëm të KPM-së dhe trajtimin e vonuar të rasteve zgjedhore.




