Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Toney, po vazhdon të shijojë lidhjen e tij të dashurisë në privatësi.
Së fundmi, ai ka ndarë në InstaStory një moment të veçantë krah partneres, ku shfaqet një foto e stilit polaroid dhe një tjetër imazh ku shihet pranë saj, pa e zbuluar plotësisht identitetin e saj.
Megjithatë, sipas raportimeve, vajza që i ka rrëmbyer zemrën Toney-t është Ega Islami.
Dyshja po shijojnë momente të qeta dhe romantike larg vëmendjes publike, duke e mbajtur lidhjen sa më diskrete.





