Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta (dizeli) do të tregtohet deri në 1.54 euro për litër, benzina deri në 1.41 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.68 euro për litër.
Të tri produktet mbeten me çmime të pandryshuara krahasuar me një ditë më parë.




