Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
I konsideruar si futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova, Vokrri la gjurmë të pashlyeshme si në fushën e lojës ashtu edhe në zhvillimin e futbollit kosovar. Ai u nda nga jeta më 9 qershor 2018, duke e lidhur përgjithmonë numrin 9 me emrin dhe trashëgiminë e tij.
Përveç karrierës së suksesshme si sulmues, Vokrri ishte figura kyçe në rrugëtimin e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.
Tetë vjet pas vdekjes së tij, Fadil Vokrri mbetet simbol i krenarisë, suksesit dhe vizionit për futbollin e Kosovës, një emër që vazhdon të frymëzojë breza të tërë sportistësh.




