Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe plot mirënjohje.
Ajo ka theksuar se në këtë fazë të jetës zgjedh paqen, dashurinë dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën më të bukur, duke shtuar se dëshira e saj më e madhe tashmë është realizuar.
Ky mesazh lidhet me shërimin e nënës së saj, Antigonës, e cila ka fituar betejën me sëmundjen, duke e bërë këtë ditëlindje veçanërisht të rëndësishme për familjen Ramosaj.






