Juristja e mediave, Flutura Kusari ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria Kurti po ushtrojnë presion politik ndaj RTK-së përmes, siç thotë ajo, vonesave financiare që kanë lënë punëtorët pa paga të rregullta për herë të tretë me radhë.
Ajo ka shprehur solidaritet me punëtorët e RTK-së dhe ka kritikuar situatën financiare të transmetuesit publik.




