Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna të pesë punonjësve në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Vendimi është marrë pas dyshimeve se ata janë regjistruar si të angazhuar gjatë vikendit pa qenë të pranishëm në vendin e punës.
Punonjësit do të mbesin të pezulluar deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor.




