Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Suedisë kanë mbajtur Takimin e Komitetit Drejtues të projektit të bashkëpunimit institucional.
Takimi u kryesua nga Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ku u shqyrtua progresi i deritanishëm dhe u diskutuan planet për periudhën maj 2026 – qershor 2027.
Palët vlerësuan rezultatet e arritura në auditimin e performancës, komunikimin e brendshëm dhe menaxhimin e cilësisë, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e kapaciteteve dhe llogaridhënies publike.




