Brikena Selmani, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë me ndjekësit një foto të rrallë përkrah vëllait të saj, Brikendit, i cili gjatë qëndrimit të saj në shtëpi u përmend shpesh si pika e saj më e dobët emocionale.
Gjatë gjithë eksperiencës në reality show, ajo kishte folur shpesh për lidhjen e ngushtë me të vëllain, ndërsa ndjekësit kishin vënë re mungesën e tij në spektaklet live.
Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, Brikena ka publikuar një imazh të përbashkët me të, duke tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.




