Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga OEMVP, ku është diskutuar për të ardhmen e odave ekonomike dhe rolin e tyre në zhvillimin e biznesit në rajon.
Shahini theksoi se odat ekonomike në Ballkanin Perëndimor duhet të bashkëpunojnë më ngushtë dhe të krijojnë një zë të përbashkët rajonal për të përfaqësuar interesat e bizneseve, tregtinë e lirë dhe investimet.
Ai shtoi se sfidat e bizneseve janë të ngjashme në gjithë rajonin dhe kërkojnë më shumë koordinim dhe më pak barriera administrative, me synim rritjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm./EO/




