U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë sot në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në samit do të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin rajonal, sigurinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Haxhiu do të përfaqësojë Kosovën dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të barabartë në rajon.




