Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të votave për kandidatët për deputetë, nga 1,624 vendvotime të numëruara.
Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.37%, e ndjekur nga PDK me 21.11%, LDK me 16.45% dhe AAK me 7.24%.
Nga kandidatët, më i votuari deri tani është Albin Kurti me 153,542 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 120,652 vota. Në PDK prin Bedri Hamza me 76,572 vota, ndërsa në LDK më e votuara është Vjosa Osmani me 50,792 vota. Në AAK, kandidati më i votuar është Ardian Gjini me 26,436 vota.
KQZ-ja pritet të vazhdojë procesimin e votave edhe gjatë ditëve në vijim.




