Këngëtari Londrim Mekaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “My Baby”.
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë një videoklip ku protagoniste është Dolce, ish-konkurrente e po këtij edicioni të reality show-t.
Vëmendje të veçantë kanë marrë skenat mes Londrimit dhe Dolces, të cilat kanë nxitur diskutime te fansat për kiminë e tyre në klip.
Videoklipi paraqet momente të ndryshme mes dyshes, duke filluar nga xhirot me veturë e deri te skena më emocionale dhe të afërta, që e karakterizojnë projektin.
“My Baby” shënon një tjetër hap në karrierën muzikore të Londrimit, duke kombinuar muzikën me një realizim vizual që ka tërhequr vëmendje të madhe.




