Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje të Bullgarisë.
Ajo ka theksuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe është e gatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke e cilësuar procesin si meritokratik dhe të bazuar në standarde.
Haxhiu ka vlerësuar progresin e Kosovës në reforma, sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik, duke kërkuar që ky progres të njihet nga BE-ja.
Ajo gjithashtu ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, duke theksuar nevojën për stabilitet dhe integrim evropian në rajon.




