Donald Trump mund të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës ndaj Paraguajit, pasi ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në ndeshjen e së premtes në Los Anxhelos do të jenë të pranishëm Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane.
Zëdhënësi i DASH, Tommy Pigott, tha se Kupa e Botës përfaqëson një moment të rëndësishëm për SHBA-në, duke theksuar rolin e saj në promovimin e lidershipit dhe mikpritjes.
Megjithatë, Trump ka deklaruar më herët se synon të ndjekë ndeshjet e turneut, por pa dhënë detaje konkrete për pjesëmarrjen e tij në takimin hapës.
Ngjarja zhvillohet në kuadër të Botërorit 2026, që organizohet nga SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja.




