Kandidatja për deputete e LDK’së, Janina Ymeri, së bashku me përfaqësuesin ligjor të LDK-së, Donat Lushaku, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca.
Sipas saj, Konjufcës i kërkohet të kërkojë falje publike për deklaratat e bëra në emisionin “Debat Plus”, ndërsa në të kundërtën kërkohet kompensim financiar, i cili do t’i dhurohej shoqatës “Down Syndrome Kosova”.
Ymeri ka deklaruar se brenda më pak se një viti është përfshirë në disa beteja ligjore, përfshirë raste me institucionet shtetërore dhe kompani publike, që lidhen me çështjen e energjisë elektrike.
Ajo thekson se të gjitha proceset lidhen me, siç e quan ajo, “hajninë e energjisë elektrike”.




