Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim për vendimet e fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke thënë se ato po cenojnë lirinë e mediave dhe tejkalojnë mandatin ligjor të këtij institucioni.
Sipas IKD-së, KPM po sanksionon mediat për deklarata të të ftuarve në debate, duke i trajtuar ato si përgjegjëse direkte për përmbajtjen, gjë që sipas institutit bie ndesh me standardet evropiane për lirinë e shprehjes.
IKD thekson se çështjet e shpifjes duhet të trajtohen në gjykatë, ndërsa rregullatori duhet të fokusohet vetëm në standardet editoriale dhe jo në vlerësimin e vetë deklaratave.




