Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizioni i Kosovës ka njoftuar se sot është realizuar pagesa e plotë e pagave për punëtorët, duke përmbushur kërkesën kryesore që kishte çuar në organizimin e protestës së paralajmëruar.
Si rezultat i ekzekutimit të pagave, sindikata bëri të ditur se protesta e planifikuar është anuluar, pasi qëllimi i saj është arritur. Sipas SPERTK, ky zhvillim është rezultat i organizimit dhe unitetit të punëtorëve të RTK-së.
Në njoftim theksohet se sindikata do të vazhdojë angazhimin për realizimin e kërkesave të tjera, përfshirë pagën e 13-të dhe rritjen e shumës së shujtës ditore, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës.
SPERTK ka falënderuar mediat për raportim profesional, si dhe ka vlerësuar mbështetjen e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sindikatës së KEK, organizatave të shoqërisë civile dhe European Centre for Press and Media Freedom.




