Lëvizja Lëvizja Vetëvendosje prin në rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 42.46% të votave të numëruara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë procesuar 2,237 nga 2,498 vendvotime, që përbën rreth 89.55% të totalit.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.43%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.96%.
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.50%, si dhe Srpska Lista me 6.76%, ndërsa partitë tjera kanë përqindje më të ulëta të votave.




