Daut Haradinaj nga AAK ka deklaruar se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta ketë prioritet rikthimin e projektit amerikan për gazin dhe ndërtimin e termocentralit të ri.
Sipas tij, pavarësia energjetike është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit.
Ai tha se çdo devijim nga këto projekte dëmton interesin e Kosovës dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




